← Kthehu te Namazi
Politika e privatësisë
Përditësuar: 19 Tetor 2026 · Vlen për faqen namazi.online dhe aplikacionin "Namazi" për Android.
Shkurt: pa llogari, vaktet llogariten në telefonin tënd dhe nuk ruajmë asgjë në server. Me llogari ruajmë vetëm atë që duhet për njoftimet, renditjen dhe chat-in. Nuk ka reklama, nuk ka gjurmues, nuk shesim të dhëna.
1. Pa llogari
- Vaktet llogariten në pajisjen tënde. Cilësimet, gjurmuesi i namazit, kaza dhe agjërimet ruhen vetëm në shfletues/telefon.
- Për vendndodhjen e përafërt, aplikacioni pyet shërbimin ipwho.is me adresën tënde IP, ose përdor GPS vetëm nëse e lejon ti. Koordinatat ruhen vetëm në pajisje.
2. Me llogari (abonim falas)
- Nick Name (nuk kërkohet emri i vërtetë), i cili shfaqet publikisht në renditje dhe në chat.
- Vendndodhja (koordinatat dhe zona kohore) dhe cilësimet e llogaritjes, që serveri të dërgojë njoftimet në orën e duhur.
- Vaktet e shënuara si të falura (për renditjen "në kohë") dhe numëruesit e kazasë.
- Abonimi i njoftimeve push i shfletuesit, nëse i lejon njoftimet.
- Mesazhet e chat-it: fshihen automatikisht çdo natë në mesnatë. Raportimet e mesazheve fshihen bashkë me to.
- Adresa IP nuk ruhet: përdoret vetëm një "hash" i saj, për kufizimin e abuzimeve (p.sh. shumë regjistrime nga e njëjta adresë).
3. Shërbime të jashtme
- ipwho.is: vendndodhja e përafërt nga IP-ja.
- api.aladhan.com: vetëm nëse zgjedh një metodë llogaritjeje "API", dhe për datën hixhri.
- cdnjs.cloudflare.com: ikonat e faqes.
- Shërbimet e njoftimeve të shfletuesit/telefonit (Google, Apple, Mozilla) dërgojnë njoftimet push.
- PayPal, WhatsApp, Viber, Facebook: vetëm kur klikon vetë "Dhuro" ose "Share". Ato kanë politikat e tyre.
4. Sa kohë ruhen
Të dhënat e llogarisë ruhen derisa ta fshish llogarinë. Mesazhet e chat-it ruhen deri në mesnatë. Regjistrat teknikë të njoftimeve fshihen pas 3 ditësh.
5. Të drejtat e tua
- Fshirja e llogarisë: te faqja, "Detajet e abonimit" → "Fshi llogarinë". Fshihen menjëherë llogaria, vaktet e shënuara, abonimet push dhe mesazhet.
- Mund të ndryshosh Nick Name kurdo te Cilësimet → "Llogaria dhe Nick Name".
- Për pyetje ose kërkesa: [email protected].
6. Chat-i dhe sjellja
Mesazhet mund të raportohen nga përdoruesit ("Raporto"). Mesazhet e raportuara nga disa persona fshihen automatikisht dhe administratori mund të fshijë mesazhe ose të bllokojë përdorues.
7. Fëmijët
Shërbimi nuk kërkon të dhëna personale të identifikueshme. Fëmijët nën 16 vjeç duhet ta përdorin chat-in vetëm me lejen e prindit.
8. Ndryshimet
Nëse kjo politikë ndryshon, data në krye përditësohet.